A do të ketë tifozë shqiptarë në Serbi? Zbulon gjithçka Armand Duka - Gazeta Express
string(66) "a-do-te-kete-tifoze-shqiptare-ne-serbi-zbulon-gjithcka-armand-duka"

Futboll

Gazeta Express

16/09/2025 13:29

A do të ketë tifozë shqiptarë në Serbi? Zbulon gjithçka Armand Duka

Futboll

Gazeta Express

16/09/2025 13:29

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë atë që po konsiderohet si një finale në muajin e ardhshëm.

Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë në ndeshjen që është vendosur të luhet në Leskovc.

Kjo do të jetë hera e dytë që këto dy kombëtare do të ballafaqohen mes vete në eliminatoret e Botërorit 2026, ndërsa dueli i parë mes tyre në Tiranë përfundoi baras.

Tash, trupa e Sylvinhos ka nevojë më shumë se kurrë për një fitore në Serbi për ta “gozhduar” pozitën e dytë, e cila çon në “play-off” për kualifikim në garën që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.

Në Tiranë nuk kishte tifozë serbë, por a do të ketë shqiptarë në stadiumin e Leskovcit?

Për këtë, përgjigje në një intervistë në emisionin “Opinion” në Klan ka dhënë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Në një marrëveshje, ne nuk kemi pranuar që të kemi tifozë serbë në Shqipëri dhe as ata të kenë tifozë shqiptarë në stadium”, u shpreh ai.

Por, kur do të niset ekipi shqiptar për në Serbi?

“Ndeshja luhet më 11 tetor dhe ekipi do të udhëtojë më 10 tetor në Nish. Do të akomodohemi në një hotel mes Nishit dhe Leskovcit. Do të luajmë ndeshjen dhe do të kthehemi për miqësoren me Jordaninë. Është një ndeshje e rëndësishme për klasifikimin në grup. Gjërat e tjera nuk duhen menduar. Ekipi ka eksperiencë dhe di të ndajë gjërat. Nga pikëpamja sportive ekipi është mire”, përfundoi kreu i futbollit shqiptar. /Gazeta Express