Që nga muaj maj i këtij viti, qytetarët janë duke paguar me shtrenjtë energjinë elektrike.
Kjo pas vendimit të Zyrës së Rregullatorët të Energji Elektrike, që rryma të shtrenjtohet për 16.1%.
Por këto tarifa deri në fund të vitit pritet të ndryshohen sërish.
Madje sipas kryeshefit të ZRRE-së këto mund të rriten varësisht nga kostoja e sistemit.
E në rast të kursimit të energjisë janë paralajmëruar edhe ulje të tarifave.
Se sa janë mundësitë që këto tarifave të ulen televizioni ka pyetur edhe KOSTT-in.
“Procesi i përshtatjes së të hyrave maksimale për vitin 2026 fillon në dhjetor 2025 dhe përfundon në mars 2026, gjatë të cilit përcaktohen tarifat e energjisë elektrike për periudhën 1 prill 2026 – 31 mars 2027. Pra, ky proces ende nuk ka filluar dhe KOSTT nuk ka informata se cili do të jetë vendimi i ZRrE-së sa i përket tarifave finale. Tarifat e KOSTT-it përbëjnë vetëm një pjesë të tarifave të konsumatorit përfundimtar, andaj nuk posedon informatat e nevojshme për këto pyetje”, kanë thënë nga KOSTT.
Nga ZRrE mes tjerash kanë bërë të ditur se tek një kategori e madhe e konsumatorëve ka rritje të konsumit si dhe janë tejkaluar parashikimet e kostos së importit. /Tëvë1