A do të kemi dasmë? Bardhi tregon detaje nga lidhja me Sarën - Gazeta Express
string(59) "a-do-te-kemi-dasme-bardhi-tregon-detaje-nga-lidhja-me-saren"

Yjet

Gazeta Express

18/03/2024 20:20

A do të kemi dasmë? Bardhi tregon detaje nga lidhja me Sarën

Yjet

Gazeta Express

18/03/2024 20:20

Ish-banori i ‘BBV3’, Bardhi, ka thënë se marrëdhënia me Sarën jashtë shtëpisë po shkon shumë mirë.

“Marrëdhënia me Sarën shumë e mirë, në fakt nëna ime ma ka fshirë numrin mua dhe po merr Sarën tani”, tha ai duke qeshur.

Lexo Edhe:

Më tej ai tha se këtë periudhë po jetojnë në Tiranë dhe se janë njohur me familjet e njëri-tjetrit.

“Po rrimë në Tiranë tani, shumë mirë, jemi kënaqur. Jemi njohur me familjarët e njëri-tjetrit”, tha ai.

Po a do të kemi një dasmë së shpejti në Kumanovë?

“Nuk e dimë ende”, u shpreh Bardhi në “Shqipëria live”.

I pyetur për një koment lidhur me deklaratat e bëra nga babai i Sarës, ai tha: Më erdhi shumë keq, dhe isha në krah të saj.. Për mua nuk do kisha dashur të ndodhte ajo që ndodhi sepse ishte shumë e shëmtuar dhe e turpshme. Unë besoj se Sara është shumë vajzë e fortë dhe shembull për shumë vajza.