A do të kandidosh për kryetar në PD? Berisha i kthehet gazetarit: Po si e bën këtë pyetje... - Gazeta Express
string(87) "a-do-te-kandidosh-per-kryetar-ne-pd-berisha-i-kthehet-gazetarit-po-si-e-ben-kete-pyetje"

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2026 12:15

A do të kandidosh për kryetar në PD? Berisha i kthehet gazetarit: Po si e bën këtë pyetje…

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2026 12:15

Gjatë konferences se djeshme për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët nëse synon të kandidojë sërish për drejtimin e partisë në zgjedhjet e 23 majit.

Ai reagoi shkurt, duke lënë të kuptohet se një rikandidim mbetet i mundshëm. “Kush tha që jo? Si mund të bëhet një pyetje e tillë? Kjo është përgjigjja ime”, u shpreh Berisha.

Në vijim, i pyetur nëse një kandidim i ri do të binte ndesh me statutin e PD-së, Berisha argumentoi se dispozitat statutore i referohen zgjedhjeve të zakonshme dhe jo situatave të jashtëzakonshme elektorale.

Sipas tij, proceset e fundit zgjedhore kanë qenë një “farsë elektorale”, ndërsa theksoi se dorëheqja e drejtuesit konsiderohet detyrim vetëm kur zgjedhjet zhvillohen në kushte normale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement