A do të kandidojë për kryetar të Ferizajt? Flet Haki Abazi - Gazeta Express
string(57) "a-do-te-kandidoje-per-kryetar-te-ferizajt-flet-haki-abazi"

A do të kandidojë për kryetar të Ferizajt? Flet Haki Abazi

Gazeta Express

15/06/2021 23:05

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur sa i përket kandidimit të tij për kryetar të komunës së Ferizajt, shkruan Gazeta Express.

Abazi në emisionin “DPT TE FIDANI” në T7 tha se nuk ka asnjë diskutim se kush është kandidati për komunën e Ferizajt, sa i përket përcaktimit të emrit.

Lexo Edhe:

“Ky vendim nuk është marrë për asnjërën nga qendrat, është në diskutim në struktura e VV-së. Nuk ka asnjë diskutim se kush është kandidati për Ferizajn, në kuptimin e përcaktimit të emrit”, tha Abazi.

Ai madje tha se nëse emri i tij përmendet për kryetar të Ferizajt i cili mund të prezantojë më së miri interesat e qytetarëve, atëherë thotë se kjo mund të diskutohet.

“Nëse mendohet që unë mund të jem kandidati që më së miri e prezanton interesin e qytetarëve, sigurisht që është çështje që mund të bisedohet”, tha Abazi.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ende nuk i ka bërë publike emrat e kandidatëve për kryetarë komunash. /Gazeta Express/