A do të jetë pjesë e “Ferma Vip”? Shkurta Gashi zbulon të vërtetën - Gazeta Express
string(63) "a-do-te-jete-pjese-e-ferma-vip-shkurta-gashi-zbulon-te-verteten"

Rozë

Gazeta Express

01/04/2026 17:20

A do të jetë pjesë e “Ferma Vip”? Shkurta Gashi zbulon të vërtetën

Rozë

Gazeta Express

01/04/2026 17:20

Shkurta Gashi, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, ka reaguar ndaj aludimeve se pas këtij formati do të bëhet pjesë e një reality show tjetër.

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar spekulime se ajo mund të jetë pjesë e Ferma VIP në Shqipëri, mirëpo Gashi ka vendosur t’i japë fund këtyre zërave.

Në një intervistë në Kosova Live T7, ajo është shprehur qartë se nuk ka marrë asnjë ftesë për këtë format.

“Nuk kam pranuar asnjëherë ftesë për ‘Ferma VIP’. Kanë qenë të tjerët që kanë aluduar se mund të jem pjesë e tij”, deklaroi ajo.

Me këtë përgjigje, ajo ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi për një angazhim të mundshëm të saj në këtë reality show.

Advertisement
Advertisement
Advertisement