A do të garojë AKR-ja në një listë me LDK-në? – flet u.d kryetari i partisë - Gazeta Express
string(72) "a-do-te-garoje-akr-ja-ne-nje-liste-me-ldk-ne-flet-u-d-kryetari-i-partise"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 13:33

A do të garojë AKR-ja në një listë me LDK-në? – flet u.d kryetari i partisë

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 13:33

Aleanca Kosova e Re, tashmë i ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Brenda këtij subjekti kanë nisur edhe diskutimet se me cilën parti do të kenë koalicion parazgjedhor.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit, Vesel Makolli deklaroi për Klankosova.tv se janë duke e shqyrtuar ofertën e kreut të LDK-së Lumir Abdixhikut.

Makolli tha se me Lidhjen Demokratike kishin garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet lokale në Prishtinë.

“Do ta shqyrtojmë ofertën e kandidatit të LDK-së për Kryeministët dhe në ditët në vazhdim do të vendosim për përcaktimin tonë. Përndryshe në zgjedhjet lokale për kryeqytetin, AKR-ja në marrëveshje me LDK-në kemi garuar në një listë të përbashkët”, deklaroi Makolli për Klankosova.

“Vendimi ende s’është marrë se me cilin subjekt, por numri i kandidatëve do të sillet rreth numrit pesë”, theksoi ai.