A do të bëhet Lucerni, qyteti i parë pa makina? - Gazeta Express
string(45) "a-do-te-behet-lucerni-qyteti-i-pare-pa-makina"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 12:53

A do të bëhet Lucerni, qyteti i parë pa makina?

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 12:53

Iniciativa e të Gjelbërve të Rinj të Qytetit të Lucernit kërkon që katër distriktet e qytetit të lirohen nga trafiku i makinave dhe të gjelbrohen

Sot është dita e votimeve në Zvicër, si në nivel qendror ashtu dhe në disa kantone dhe komuna. Përveç propozimeve të ndryshme komunale, vendimeve për kantieret e vogla të ndërtimit dhe rinovimeve në Zvicrën Qendrore, një votim është veçanërisht interesant.

Iniciativa e të Gjelbërve të Rinj të Qytetit të Lucernit kërkon që katër distriktet e qytetit: Bruch, Hirschmatt, Neustadt dhe Kleinmatt të lirohen nga trafiku i makinave dhe të gjelbrohen, transmeton albinfo.ch. Zejtarët dhe punonjësit e shërbimeve, furnizuesit e bizneseve, shërbimet e emergjencës dhe personat me aftësi të kufizuara në ecje janë të përjashtuar nga rregullorja. Parlamenti i Qytetit të Lucernit e ka miratuar iniciativën në qershor, shkruan 20minuten.ch.

Finn Krummenacher, bashkëpresident i të Gjelbërve të Rinj, i vlerëson shanset që iniciativa të miratohet të dielën si të mira. “Popullsia e kupton se kjo çështje u sjell dobi të gjithëve”, thotë Krummenacher.

Nga ana tjetër, Patrick Zibung, kreu i SVP-së së Lucernit, nuk mendon se iniciativa do të pranohet. “Mendoj se do të ketë midis 40 dhe 50 për qind të votave pro”, thotë ai.