A do të arrijë delegacioni gjerman t'i pajtojë LV-në e LDK-në - Gazeta Express
string(61) "a-do-te-arrije-delegacioni-gjerman-qe-te-pajtoje-lvne-e-ldkne"

Gazeta Express

19/12/2019 7:53

A do të arrijë delegacioni gjerman t’i pajtojë LV-në e LDK-në

Gazeta Express

19/12/2019 7:53

Në orët e para të mëngjesit, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të takojë delegacionin e Bunestagut gjerman, të udhëhequr nga njëriu i afërt i kancelares Angela Merkel, Peter Beyer, raporton Gazeta Express.

Takimi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, siç mëson Express pritet të fillojë në ora 08:00, derisa, pas vizitës në LDK’së, Beyer do të takohet edhe me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Për takimin ka bërë të ditur dje pas takimit me Këshillin e Përgjithshëm edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa.

Kjo vizitë e Beyer po shihet si përpjekje për të pajtuar VV’në e LDK’në që të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicionin, tash kur të dy partitë kanë pezulluar takimet pasi që nuk po dakordohen për pozitën e presidentit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement