A do ta vazhdojë mrekullinë Maroku kundër Spanjës, formacionet - Gazeta Express
string(61) "a-do-ta-vazhdoje-mrekulline-maroku-kunder-spanjes-formacionet"

Botërori 2022

Gazeta Express

06/12/2022 15:06

A do ta vazhdojë mrekullinë Maroku kundër Spanjës, formacionet

Botërori 2022

Gazeta Express

06/12/2022 15:06

Maroku apo Spanja, cili do të jetë çerekfinalisti i parafundit në Katari 2022?

Maroku dhe Spanja përballën përsëri në Botëror, pas asaj ndeshje plot emocion në grupe më 2018, por kësaj radhe në garë për ta siguruar një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira.

“Atlas Lions” hynë në fazën e eliminimit direkt pas fitores 2-1 kundër Kanadasë në Grupin F, ku përfunduan të parët në grup pa u mposhtur asnjëherë. Ata kanë pësuar vetëm një gol dhe ky gol ka qenë autogol. Kjo është hera e dytë që Maroku paraqitet në fazën e grupeve në këtë garë dhe ata do të shikojnë për ta shkruar historinë kundër Spanjës.

Spanja e filloi Botërorin në mënyrë spektakulare duke shënuar shtat gola kundër Kosta Rikës por përfunduan të dytët në grup pasi që u mposhtën nga Japonia me rezultat 2-1. Morata ka shënuar tri herë në fazën e grupeve dhe por sot nuk ka startuar në sulm.

La Roja nuk kanë humbur asnjëherë nga Maroku në tri ndeshjet e fundit dhe shpresojnë të vazhdojnë me formën e tyre të mirë.

Për Marokun në sulm sot do të jetë Ziyech, En-Nesyri dhe Boufal në formacionin 4-3-3. Me të njëjtin formacion starton edhe Spanja ku në sulm janë: Torres, Asensio dhe Olmo. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Maroku

Spanja

Ndeshja fillon në ora 16:00 në stadiumin Education City në Doha të Katarit.