A do ta respektojë VV aktgjykimin për nënkryetarin e Srpska's, Konjufca: Kur Gjykata jep vulë, si në vitin 2014, ne tërhiqemi - Gazeta Express
string(120) "a-do-ta-respektoje-vv-aktgjykimin-per-nenkryetarin-e-srpskas-konjufca-kur-gjykata-jep-vule-si-ne-vitin-2014-ne-terhiqemi"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 13:39

A do ta respektojë VV aktgjykimin për nënkryetarin e Srpska’s, Konjufca: Kur Gjykata jep vulë, si në vitin 2014, ne tërhiqemi

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 13:39

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ditën e sotme, është pyetur se a do ta respektojë kjo parti aktgjykimin e Kushtetueses lidhur me çështjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit jo shumicë serbe.

Për këtë, Konjufca, edhe pse s’dha përgjigje direkte, ai deklaroi se VV’ja asnjëherë s’i ka refuzuar aktgjykimet Kushtetuese.

I njëjti, kujtoi edhe një aktgjykim të vitit 2014, pas të cilit, Konjufca shtoi, VV’ja ishte tërhequr nga qëndrimet e saj.

‘’Ne kurrë nuk i kemi refuzu aktgjykimet e Gjykatës Kushtetueses. Deri tash vazhdimisht LVV, ato natyrisht kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Kushtetuesja, siç ishte rastin për shembull në vitin 2014, kur tha që ju nuk mundeni me bë shumicën, shumicën duhet ta bëjë vetëm fituesi i zgjedhjeve, ne u tërhoqëm dhe vazhduam sipas opinionit të Gjykatës jemi tërhequr”, ka thënë ai. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement