A do merrte pjesë në një film +18? Ledri Vula e ka gati përgjigjen - Gazeta Express
string(64) "a-do-merrte-pjese-ne-nje-film-18-ledri-vula-e-ka-gati-pergjigjen"

Yjet

Gazeta Express

25/06/2025 20:46

A do merrte pjesë në një film +18? Ledri Vula e ka gati përgjigjen

Yjet

Gazeta Express

25/06/2025 20:46

Ledri Vula është përballur së fundmi me disa pyetje ‘pikante’ nga moderatori i “Pushime On Top”, Eni Shehu

Ledri Vula është përballur së fundmi me disa pyetje ‘pikante’ nga moderatori i “Pushime On Top”, Eni Shehu.

I ngacmuar nga moderatori për një mundësi pjesëmarrjeje në një film me përmbajtje erotike, këngëtari i dashur për publikun duke qeshur tha ‘varet nga protagonistja’.

Teksa Eni e pyet sërish ‘nëse do të luante vetëm’, Ledri tha ‘jo, faleminderit’.

Gjithashtu moderatori e pyeti nëse menaxheri i tij, Faton Shoshi, i thotë që duhet të marrin pjesë në ‘Eurovision’ me kë do donte të bashkëpunonte dhe Vula tha emrin e këngëtares së njohur, Era Istrefi.

Pjesë nga intervista:

Nëse Faton Shoshi do të propozonte të bëje një film +18, çfarë do të bëje?

Po varet prej protagonistes.

Po nëse do ta luaje vetëm, solo?

Jo, jo, faleminderit

Do e refuzoje Fatonin?

Po, këtu po

Kë do të doje protagoniste?

E tani

Nëse Fatoni do të kërkonte të bëje një pushim të gjatë në muzikë?

Pushim mos me dalë në skenë është ‘ok’. Por prej studios jo. E di vetë kur me bërë pushim.

Nëse Fatoni të thotë që këtë vit do ikim në ‘Eurovision’ dhe ti duhet të zgjedhësh një bashkëpunëtor, me kë do të shkoje?

Nëse thotë Fatoni me shkuar në ‘Eurovision’ unë i besoj, se sheh disa gjëra që unë nuk i shoh dhe as nuk dua ti shoh, dua të jem i fokusuar në muzikë. Nëse më thotë të shkoj, filloj këngën. Për bashkëpunëtore do të merrja dikë që ka patur përvoja në skena ndërkombëtare, për shembull Era Istrefi.