A do mbajë përgjegjësi nëse s’merr 50 bashki? Berisha: Automatikisht kaloj në rivotim - Gazeta Express
string(82) "a-do-mbaje-pergjegjesi-nese-smerr-50-bashki-berisha-automatikisht-kaloj-ne-rivotim"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 22:52

A do mbajë përgjegjësi nëse s’merr 50 bashki? Berisha: Automatikisht kaloj në rivotim

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 22:52

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarët mbrëmjen e sotme deklaroi se do të kalojë në rivotim si kryetar i Partisë Demokratike (Të rithemeluar) nëse nuk arrin të fitojë mbi 50 bashki.

Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të mbajë përgjegjësi, siç ka deklaruar vetë. Ai tha se sipas ndryshimeve të statutit të PD-së, kryetari shkarkohet kur humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe kalon automatikisht në rivotim nëse pëson disfatë në zgjedhjet vendore.

Lexo Edhe:

Pyetje: Megjithëse në statut nuk është parashikuar, ju jeni shprehu se do të mbani përgjegjësi nëse nuk arrini të merrni 50 bashki. A do të mbani përgjegjësi?

Berisha: Kam deklaruar që statuti do të zbatohet pikë për pikë. Statuti ka parakuptuar përgjegjësi, në zgjedhjet lokale si rregull, janë të përgjithshmet etaloni i kryetarit të partisë, ndërsa ne kemi futur në statut rivotimin e kryetarit. Është standard, është automatike kjo, nuk varet nga unë.

/Gazeta Express