A do të japë dorëheqje Kadri Veseli? Ja si përgjigjet këshilltari i tij - Gazeta Express
string(68) "a-do-jape-doreheqjen-kadri-veseli-ja-si-pergjigjet-keshilltari-i-tij"

Gazeta Express

26/06/2020 7:55

A do të japë dorëheqje Kadri Veseli? Ja si përgjigjet këshilltari i tij

Gazeta Express

26/06/2020 7:55

Në Open në Top Channel mbrëmë u diskutua për aktakuzat e bëra nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Këshilltari i Kadri Veselit, Adri Nurellari, foli edhe për mundësinë e dorëheqjes së kryetarit të PDK-së.

A do të japë dorëheqjen Kadri Veseli?- e pyeti Eni Vasili.

“Dorëheqjen e mendon dhe e gjykon në vetëdijen e tij, zoti Veseli. Por unë them se nuk ka asnjë shkak dhe arsye për të dhënë dorëheqjen. Lufta e UÇK- së është e drejtë. Për këtë biem dakort të gjithë, vetëm ato që nuk kanë vetëdije kombëtare”- tha Nurellari.