“Nuk duhet të kenë kaq shumë urrejtje për një person që në fakt është treguar shumë i pastër”
Mbrëmjen e djeshme, Selin dhe Gimbo kanë shpërndarë ftesat e dasmës së tyre që do të mbahet sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, në orën 21.00.
Të vetmin banor që nuk ftuan është Rogerti, i cili u ka thënë se do t’u prishë dasmën, do të prishë çdo gjë.
Madje një gjë të tillë ka thënë edhe te Dhoma e Rrëfimit, ku shprehet se është shumë i mërzitur.
Sipas tij, Selin dhe Gimbo nuk duhen të kenë kaq shumë urrejtje për një person që ‘është treguar i pastër’. Më pas shton se Gimbos do t’i thuhet zemra shpejt ose nga Selin, ose nga ai.