Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka qenë e ftuar në “Pardon My French”, ku ka komentuar rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri
Jo vetëm kaq, pasi ish-banorja që e la garën në gjysmëfinale, tha nga një fjalë edhe për disa nga ish-konkurrentët dhe finalistët.
Por në një moment të intervistës, Loredanës iu drejtua pyetja:
“Mendon se do e kishe kapur finalen nëse nuk do ishe në një lidhje me Jozin, e ke menduar këtë pjesë?”.
Brati u shpreh se nuk mendon ashtu:
“Unë mendoj se nuk ka të bëjë shumë ajo pjesë, sepse arrita që të dalloja Loredana Bratin nga Jozefin Marku, ishte çështje numrash”.
Kujtojmë se Loredana dhe Jozi u njohën brenda shtëpisë së BBV 4 dhe lidhja e tyre ka patur shumë ulje dhe ngritje. Pas daljes nga reality show-t, ata ende nuk janë takuar për shkak të incidentit të paprecedentë që ndodhi gjatë prime-t të gjysmë finales, ku ish-banori gjuajti me shpullë Gjestin.
Lidhur me këtë, Loredana tha dje tek emisioni “Shqipëria Live” se teksa po dilnin nga shtëpia, Jozi i kishte kërkuar falje për çfarë ndodhi.