"A bon me qitë jashtë a e qes unë?", Hisen Berisha nxehet pasi Salih Zyba i thotë komunist, ndërhyn Bekë Berisha: Këqyre ti zotëri... - Gazeta Express
string(124) "a-bon-me-qite-jashte-a-e-qes-une-hisen-berisha-nxehet-pasi-salih-zyba-i-thote-komunist-nderhyn-beke-berisha-keqyre-ti-zoteri"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2024 14:56

“A bon me qitë jashtë a e qes unë?”, Hisen Berisha nxehet pasi Salih Zyba i thotë komunist, ndërhyn Bekë Berisha: Këqyre ti zotëri…

Lajme

Gazeta Express

12/02/2024 14:56

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i është referuar deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berishës si “komunist” dhe “djali i komunistit”.

Kjo shkaktoi përplasje mes dy deputetëve, me Berishën që kërkoi përjashtimin e Zybës nga mbledhja, duke thënë se nëse këtë s’e bën kryetari i Komisionit, do ta bëjë ai vetë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kryetari i Komisionit, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ndërhyu duke i kërkuar Zybës të ndalet.

Salih Zyba: Një person që komunizmin ka dëshirë me e përdorë në secilën të dytën fjalë, një ish-komunist, djali i komunistit, nuk e di çka po do ky ma shumë. S’mund të na bësh neve komunista me zor kur nuk kemi qenë. Po e citoj një autor: një komunist nuk mund të kthehet…

Hisen Berisha: Unë jam komunist sipas teje a? Ku e di ti kush jam unë? Kush të ka thënë ty me ndejtë në komision më së pari? T’i s’ke certifikatë me qenë në këtë komision. Edhe s’duhet me leju.

Salih Zyba: Ky sot vetëm i tërbuar tregohet këtu….

Hisen Berisha: A bon me qitë jashtë si shef i Komisionit a e qes jashtë unë?

Salih Zyba: Jo unë ekam radhën me dalë vetë jashtë.

Hisen Berisha: Ti je rritë në Partinë Demokratike. Për korrupsion të kanë largu…

Bekë Berisha: Këqyre ti zotëri. Ndale mikrofonin. Ndale. S’bën kështu. Ndale mikrofonin bre Sali, mos më hajde këtu me kësi porosi. Nuk je pjesë e komisionit, s’ke me vetë ashtu… Nale edhe këpute.

Bekë Berisha tha se Zyba po fliste me porosi të partisë.