A bëhet qeveria e ardhshme nga partitë që ishin në opozitë?, Ardian Gjini: Kosova duhet me dalë në binarë tjerë – Ky drejtim është i gabuar - Gazeta Express
string(134) "a-behet-qeveria-e-ardhshme-nga-partite-qe-ishin-ne-opozite-ardian-gjini-kosova-duhet-me-dale-ne-binare-tjere-ky-drejtim-eshte-i-gabuar"

Lajme

Gazeta Express

26/12/2025 23:00

A bëhet qeveria e ardhshme nga partitë që ishin në opozitë?, Ardian Gjini: Kosova duhet me dalë në binarë tjerë – Ky drejtim është i gabuar

Lajme

Gazeta Express

26/12/2025 23:00

Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka thënë se partia pjesë të cilës është ai, mendon se qeveria e ardhshme duhet të formohet nga partitë që kanë qenë në opozitë gjatë mandatit të kaluar.

Gjini ka thënë nën qeverisjen e VV’së, ‘’drejtimi është i gabuar’’.

‘’Në AAK e kemi pas një grup parlamentar që ka qenë i zëshëm. Ne në AAK mendojmë që qeveria e ardhshme duhet me qenë qeveri e partive që kanë qenë në opozitë mandatin e kaluar. Po mendojmë që Kosova duhet me dalë në binarë të tjerë, kur je në tren të gabuar krejt stacionet kanë me qenë të gabuara. Po besojmë ky drejtim është i gabuar. ‘’, ka thënë ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement