Në opinionin publik kosovar ka pasur shumë reagime për deklaratën e presidentes Vjosa Osmani që për 5 vjet janë shkatërruar 900 banda.
Bekim Kupina, zëdhënës për media i presidencës, ka thënë për Gazetën Express se ajo nuk ka nënkuptuar numër bandash, por raste.
Sipas tij, Osmani nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por të rendit e ligjit.
“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale. Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, ka thënë Kupina. /Gazeta Express
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...