Deklarata e Osmanit se Kosova ka shkatërruar 900 banda, reagon Mero Baze: As Serbia nuk e ka dhënë këtë shifër - Gazeta Express
string(108) "deklarata-e-osmanit-se-kosova-ka-shkaterruar-900-banda-reagon-mero-baze-as-serbia-nuk-e-ka-dhene-kete-shifer"

Lajme

Gazeta Express

16/11/2025 22:57

Deklarata e Osmanit se Kosova ka shkatërruar 900 banda, reagon Mero Baze: As Serbia nuk e ka dhënë këtë shifër

Lajme

Gazeta Express

16/11/2025 22:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste për “POLITICO”, ka thënë se Kosova ka shkatërruar 900 banda kriminale.

Gazetari nga Shqipëria Maro Baze, ka thënë se Kosova nuk i ka as 9, duke shtuar se për 5 vjet as 900 aksidente me vetura nuk kanë ndodhur.

Tutje, ai ka thënë se kjo është papërgjegjësi dhe e ekspozon Kosovën si vend kriminal, duke shtuar se këtë shifër as Serbia nuk e ka dhënë.

“Presidentja e Kosovës duhet të bëj kujdes për imazhin e vendit të saj. Kosova nuk ka pasur kurrë 900 banda. As 90. Madje as 9. E kuptoj nevojën për tu lavdëruar si qeveri suksesi por jo duke kriminalizuar Kosovën. Për 5 vjetë as 900 aksidente me vetura nuk besoj se ka në Kosovë e jo më 900 banda. Një papërgjegjësi e tillë ekspozon Kosovën si vendin më kriminal në botë. Askush nga Serbia nuk e ka thënë këtë shifër edhe pse ata kanë vërtet bandat më të mëdha në Ballkanm”, ka thënë Baze. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement