Ky është Gëzim Haroku, anëtari i një grupi kriminal i arrestuar pak më parë, pasi ka qëlluar me breshëri plumbash 4 ditë më parë, drejt kompleksit Eiffel, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.
Pas arrestimit, në shtëpinë e tij Harokut i janë gjetur të fshehura një arsenal armesh dhe municionesh që përdoreshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit ishte edhe vetë ai.
Në shtëpi i janë sekuestruar 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë.
Bëhet me dije se armët e përdorura në sulmin e kompleksit në Yrshek që është në pronësi të Enver Çaushit dhe makina me të cilin ishin larguar autorët ndodheshin në banesën e të arrestuarit.
Sakaq dyshohet se bashkautor në ngjarje është edhe Erigers Mihasi, i shpallur në kërkim.
Në të majtë Gëzim Haroku: