Anila Denaj: 7 mijë punonjës nuk kanë marrë pagën e luftës, ja si do procedohet - Gazeta Express
string(77) "anila-denaj-7-mije-punonjes-nuk-kane-marre-pagen-e-luftes-ja-si-do-procedohet"

Gazeta Express

18/06/2020 22:15

Anila Denaj: 7 mijë punonjës nuk kanë marrë pagën e luftës, ja si do procedohet

Gazeta Express

18/06/2020 22:15

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Dena jep shifrat për dhënien e pagës së luftës.

Denaj tha se ka 7 mijë punëtorë janë akoma pa marrë pagën e luftës. ‘ Janë 290 mijë punonjës që kanë marrë pagën e luftës dhe janë 7 mijë punonjës pa marrë pagën e luftës. Këto punonjës nuk e kanë marrë pagë për arsye se biznesi nuk ka aplikuar.

Paga e prillit është dhënë në prill, paga e majit është dhënë në maj dhe paga e qershorit është dhënë në qershor. 7 mijë punonjës do t’I marrin paratë menjëherë brenda muajit qershor”- tha Denaj në Open.

Denaj tha se në paketën e parë qeveria ka paguar për më shumë individë se sa ishte menduar.

“Kemi përgatitur paketën e parë ku ishin 64 mijë individë, që ishin deklaruar me pagë 0, ne kemi paguar 65 mijë vetë për prillin dhe qershorin. Kemi paguar më shumë se sa kishim planifikuar, gati 1.6 miliardë lekë

Në paketën e dytë, janë përfshirë 176 mijë persona, ndërkohë kemi 160 mijë që e kanë marrë këtë pagë. Kemi pasur një problem me shtyrjen e afatit.

Janë 1200 biznese që nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre. Janë 65 mijë përfitues për 3 muaj, 167 nga 176 për paketën e dytë dhe ky proces besoj se do zgjidhet shumë shpejt.

Duhet dhe që bizneset të aplikojnë për punonjësit e tyre, të marrin pagën prej 40 mijë lekësh. Nëse ka biznese që kanë paguar 100% pagën dhe që nuk e kanë parë të arsyeshme për pagën 40 mijë, atëherë është punë për ta,” u shpreh Denaj.