Bashkëpunimet s’kanë të ndalur, Lumi, Ledri e Dafina bashkë për një këngë - Gazeta Express
string(70) "bashkepunimet-skane-te-ndalur-lumi-ledri-e-dafina-bashke-per-nje-kenge"

Bashkëpunimet s’kanë të ndalur, Lumi, Ledri e Dafina bashkë për një këngë

Gazeta Express

17/06/2020 11:09

Dafina dhe Ledri sërish me këngë bashkë, pas një kohe të gjatë.

Ka kohë kur Ledri e Dafina kane sjellë këngë e hite te shumta ne tregun muzikor, qoftë solo apo edhe bashkëpunime me emrat me ne zë te momentit.

Lexo Edhe:

Pa u përmendur e kënduar ne çdo koncert nuk kane mbetur as bashkëpunimet e tyre qe i realizuan para disa vitesh.

E duket se ka ardhur koha edhe për një bashkëpunim tjetër të kësaj dysheje, të cilës i bashkëngjitet edhe Lumi B.

Burime nga Gazeta Express mësojnë se kënga ka përfunduar dhe xhirimet e klipit veç se kane filluar.

“Kalon” e “Got ur Back” ishin dy bashkëpunimet e fundit te Dafines me dy reperët e famshëm.

Sipas burimeve te afërta me treshen, mësohet se kjo këngë do te jetë me ritme verore e do të dëgjohet gjithandej./Gazeta Express/