BE'ja heton Apple për praktikat antikonkurrencë - Gazeta Express
string(46) "beja-heton-apple-per-praktikat-antikonkurrence"

BE’ja heton Apple për praktikat antikonkurrencë

Gazeta Express

16/06/2020 20:56

Komisioni Europian njoftoi sot hapjen e disa hetimeve kundër gjigantit amerikan ”Apple” pas dyshimeve për praktika antikonkurrencë në fusha të ndryshme.

Hetimi i parë u bë pas një ankese nga suedezi “Spotify”, që akuzon ”Apple” për abuzime me pozicionin e saj mbizotërues në tregun muzikor në internet.

Lexo Edhe:

Brukseli përmend gjithashtu ankesën e një distributori të librave elektronikë/librave audio, i pakënaqur me rregullat e aplikacioneve të App Store.

Ekzekutivi europian nuk e përmend emrin e kësaj kompanie, që sipas të përditshmes britanike “Financial Times”, është ”Kobo”, një filial i librave elektronikë të japonezit ”Rakuten”.

Hetimi i dytë përfshin sjelljen e gjigantit amerikan me shërbimin e pagesave Apple Pay.

Gjiganti amerikan reagoi menjëherë  në një deklaratë ku shprehet se është zhgënjyese që Komisioni Europian parashtron ankesa të pabazuara nga një pjesë e vogël e kompanive që thjesht duan të përfitojnë nga situata pa paguar.

“Ne nuk mendojmë se kjo është e drejtë, ne dëshirojmë të mbajmë kushtet të drejta të konkurrencës ku çdo person i vendosur dhe që ka një ide premtuese të mund të ecë përpara”, shtoi ai.