“Rrjedh” testi i matematikës, Vokshi: Shahini e dështuar, të mbajë përgjegjësi - Gazeta Express
string(73) "rrjedh-testi-i-matematikes-vokshi-shahini-e-deshtuar-te-mbaje-pergjegjesi"

Gazeta Express

15/06/2020 12:44

“Rrjedh” testi i matematikës, Vokshi: Shahini e dështuar, të mbajë përgjegjësi

Gazeta Express

15/06/2020 12:44

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka hedhur akuza në adresë të Ministres së Arsimit Besa Shahini si dhe ka postuar në rrjetin social disa nga pyetjet e testit të maturës në matematikë, pyetje të cilat sipas demokrates janë ‘rrjedhur’ që para se të nisë provimi.

Përmes një statusi në rrjetin social, Vokshi shkruan se pavarësisht propagandës së Shahinit se nuk do të kishte kopje, ndërkohë që testi i matematikës ‘fluturon’ nga një celular në një tjetër.

Postimi i plotë:

U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto.

Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi.

Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!

Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama.

Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement