Shefi i kabinetit të Agim Veliut në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, ka kritikuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për pjesëmarrjen dhe fjalimin e tij në manifestimin e Lëvizjes Vetëvendosje, që u mbajtë të premten në Prishtinë.
Në një shkrim në Facebook, Gecaj, e ka quajtur papërgjegjësi totale rrëzikimin e popullatës në formë të tillë, teksa kritikoi ish-ministrin Vitia.
Në tubimin e djeshëm të VV’së kanë marrë pjesë qindra qytetarë të cilët s’kanë respektuar fare rekomandimin e IKSHPK-së për mbajtjen e distancës sociale.
Një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta edhe të institucioneve të shtetit.
Shkrimi i plotë: