Aeroplanët amerikanë “F-22 Raptor” ua prejnë rrugën bombarduesve rusë “Tupolev Tu-95MS” afër Alaskës - Gazeta Express
string(98) "aeroplanet-amerikane-f-22-rapttorr-ia-presin-rrugen-bombarduesve-ruse-tupolev-tu-95ms-afer-alaskes"

Gazeta Express

10/06/2020 12:05

Aeroplanët amerikanë “F-22 Raptor” ua prejnë rrugën bombarduesve rusë “Tupolev Tu-95MS” afër Alaskës

Gazeta Express

10/06/2020 12:05

Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë ka thënë se aeroplanët luftarakë amerikanë ua kanë prerë rrugën dhe i kanë përcjellë bombarduesit rusë gjatë një fluturimi të zakonshëm mbi ujërat ndërkombëtare afër Shteteve të Bashkuara.

Kjo ministri tha se fluturimi 11-orësh nga bombarduesit e tipit “Tupolev Tu-95MS” ka qenë në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe se aeroplanët luftarakë amerikanë të tipit “F-22 Raptor” i kanë përcjellë bombarduesit rusë gjatë disa fazave të fluturimit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Modeli “Tupolev Tu-95MS” është aeroplan shumë i rrezikshëm, sepse mund të bartë koka bërthamore.

Kjo nuk është hera e parë që aeroplanët amerikanë dhe rusë fluturojnë afër njëri-tjetrit. Disa raste të tilla janë shënuar më herët mbi ujërat e Detit Mesdhe.