Carles Puyol e ka rikujtuar momentin e veçantë kur e kishte shpëtuar portën e Barcelonës duke e mbrojtur me kokë një goditje raketë të të famshmit Roberto Carlos në një El Clasico kundër Real Madridit.
Ish-qendërmbrojtësi spanjoll është me fat që koka i mbeti në vend pas asaj goditje rrufe, transmeton Gazeta Express.
Cralos mund të ketë qenë mbrojtës i majtë, por ai është më i famshëm për goditjet e lira dhe gjuajtjet e fuqishme, posaçërisht për golin e paharrueshëm për Brazilin kundër Francës.
Askush s’e di më mirë se Puyol se çfarë forcë ka një goditje e Carlosit.
Puyol e ka shpërndarë një video nga një El Clasico i moçëm kur ai bëhet hero duke e larguar topin me kokë nga vija e portës së Barcelonës pas një goditjeje të fuqishme të Carlosit nga afërsia.
Ish-kapiteni i Barçës shkroi në Instagram: “Sot e gjeta këtë video, kurrë nuk e paskam parë ndeshjen nga kjo pikëpamje… Roberto, për pak ma këpute kokën, shoku im!”
View this post on InstagramA post shared by Carles Puyol (@carles5puyol) on