string(39) "gabon-ballkani-superliga-me-lider-te-ri"

Gazeta Express

07/06/2020 17:53

Gabon Ballkani, Superliga me lider të ri

Gazeta Express

07/06/2020 17:53

Superliga me lider të ri.

Ballkani ka gabuar në xhiron e 23-të, duke ia dhënë mundësinë Dritës të rrëmbejë vendin e parë tani me një pikë më shumë se ekipi i Ismet Munishit.

Ballkani nuk mundi të marrë më shumë se një pikë në stadiumin e qytetit kundër Drenicës, duke barazuar pa gola, 0-0.

Vendasit u munduan deri në fund që të bëjnë diçka më shumë, për të marrë pikët e plota – por nuk ia doli ekipi i Munishit.

Kështu, në ndeshjen e parë pas rikthimit Ballkani humb vendin e parë, duke mbetur një pikë prapa Dritës. /Gazeta Express/