Familjarë, të afërm dhe miq përcollën mes lotëve dhe dhimbjes këtë të shtunë në banesën e fundit dy vëllezërit Gramoz Bardhi 34 vjeç dhe Xhontil Bardhi 24 vjeç, të cilët u vranë me armë zjarri mbrëmjen e të enjtes në Gramës të Krujës.
Ndërkohë autori i ngjarjes, Roland Pula 32 vjeç nga Kruja, vijon të mbetet në kërkim policor.
Një meshë në kishë i parapriu përcjelljes për në banesën e fundit të dy vëllezërve.
Mons. George Frendo O.P. Arqipeshkvi Metropolit i Tiranës e Durrësit, në fjalën e tij shprehu shqetësimin për rritjen e kriminalitetit në vend.
“Këto shtatë ditë të fundit kanë qenë shtatë ditë tmerri” tha ai.
Shoqëria jonë është në krizë, tha ai.
Për familjen e viktimave, krahas ngushëllimit për humbjen e djemve pati edhe një ftesë për falje./oraneës
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...