I vdekuri në Gjakovë është tupanxhiu Behar Morina, trupin e pajetë të tij e gjeti Xeni - Gazeta Express
string(88) "i-vdekuri-ne-gjakove-eshte-tupanxhiu-behar-morina-trupin-e-pajete-te-tij-e-gjeti-xeni-ge"

I vdekuri në Gjakovë është tupanxhiu Behar Morina, trupin e pajetë të tij e gjeti Xeni

Gazeta Express

06/06/2020 23:39

Policia në Gjakovë ka pranuar një njoftim se në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës, në një shtëpi të pa banuar është një person i varur në litar.

Raportohet se personi që është gjetur i varur dyshohet të jetë Behar Morina, një nga tupanxhinjtë më të njohur në Kosovë.

Lexo Edhe:

I kontaktuar nga Indeksonline, Xenin konfirmon lajmin se ai e ka gjetur.

Ai foli shkurtë, ku tha se vdekja e Behar Morinës e ka tronditë familjen e tij.

“Ai është dhëndri i motrës sime, vdekja e tij na ka tronditë”, u shpreh Xeni.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka thënë se në vendngjarje ka dalë edhe shërbimi mjekësor, me ç’rast edhe është konfirmuar vdekja e tij.

“Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë, KK- e Gjakovë ne një shtëpi te pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore se bashku më shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit te ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar – i vdekur. Personi i vdekur B.M. Është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçare. Lidhure rast është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme”, ka thënë Gjurkaj për Express.