Berisha denoncon: Vëllai i kryebashkiakut arrestohet për drogë, luftë për t’i liruar - Gazeta Express
string(81) "berisha-denoncon-vellai-i-kryebashkiakut-arrestohet-per-droge-lufte-per-ti-liruar"

Berisha denoncon: Vëllai i kryebashkiakut arrestohet për drogë, luftë për t’i liruar

Gazeta Express

05/06/2020 23:01

Ish- kryeministri Sali Berisha ka përcjellë denoncimin e një qytetari i cili thotë se kanë arrestuar vëllain dhe djalin e xhaxhait të kryetarit të bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj.

Denoncuesi thotë se vëllai i kryebashkiakut është arrestuar në flagrancë për kultivim të bimëve narkotike dhe se në komisariatin e policisë po bëhet një luftë e madhe për ta liruar atë dhe të afërmin tjetër.

Lexo Edhe:

Denoncimi i Berishës:

Arrestohet per droge vellai i narkokryetarit monist te Mallakastres!

Nderyrje te fuqishme nga narkoshteti per lirimin e tij.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema Doktor!
Para rreth nje ore jane arrestuar ne kushtet e flagrances vellai kryetarit Bandit i denuar ne Greqi te Bashkise Mallakaster Qerim Ismaili dhe djali xhaxhait tij per kultivim te bimeve narkotike.
Jane arrestuar ne shtepine e tyre ne Corrush Mallakster.
Ju lutem publikoheni se po behet lufte ne komisariat per lirimin e tyre! Per te ruajtur anonimatin e burimit informacionit ju lutem na ruani anoninamitin!
Qofsh mire