Për çfarë u ra dakord, pikat e marrëveshjes për reformën zgjedhore - Gazeta Express
string(65) "per-cfare-u-ra-dakord-pikat-e-marreveshjes-per-reformen-zgjedhore"

Për çfarë u ra dakord, pikat e marrëveshjes për reformën zgjedhore

Gazeta Express

05/06/2020 21:34

Sot palët në këshillin politik kanë rënë dakord për implementimin e teknologjisë në zgjedhje (identifikimin e shenjës së gishtit të votuesve, me qëllim shmangjen e manipulimit të votave).

PS hoqi dorë nga propozimi për depolitizimin e administraës zgjedhore, duke rënë dakord me opozitën për të ruajtur të njëjtën formë që kanë edhe sot komisionet, pra me përfaqësues politik në përbërjen e tyre. Kjo për shkak se propozimi i maxhorancës për të futur administratën si pjesë e komisioneve të pavarura nuk u pranua nga opozita, me argumentin se këta të fundit janë lehtësisht të manipulueshëm dhe politik.

Lexo Edhe:

Palët kanë rënë dakord gjithashtu që të ndryshohet mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, duke pranuar që kryetari të zgjidhet me konsensusin e shumicës dhe opozitës, ndërsa nënkryetari të zgjidhet nga opozita.

Në dakordësinë mes palëve ka dhe një sërë pikash të tjera, siç janë futja e sistemit të kamerave në qendrat e votimit, mënyra sesi do të ndiqen penalisht ata që kapen në shkelje ligjore etj. Këshilli Politik është duke punuar për disa çështje të tjera dhe pritet që një marrëveshje përfundimtare për të gjithë përmbajtjen e reformës do të arrihet gjatë fundjavës.