Haxhiu nënshkruan peticionin, sheh "vullnet të madh të qytetarëve për zgjedhje" - Gazeta Express
string(76) "haxhiu-nenshkruan-peticionin-sheh-vullnet-te-madh-te-qytetareve-per-zgjedhje"

Haxhiu nënshkruan peticionin, sheh “vullnet të madh të qytetarëve për zgjedhje”

Gazeta Express

05/06/2020 17:39

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka nënshkruar sot peticionin ku kërkohen zgjedhje të reja, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu derisa e njëjta ka thënë se peticionin e ka nënshkruar gjatë një vizite që pati në Besianë.

Lexo Edhe:

“Sot nënshkrova peticionin #duamzgjedhje në Besianë. Atje u takuam me shumë qytetarë të cilët shprehën vullnetin e madh të tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe për ndëshkim të atyre që përmbysen zërin e tyre të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Haxhiu./Express/