Abazi thotë se Thaçi është në siklet pasi VV ia zbuloi planin për ndarjen e Kosovës - Gazeta Express
string(83) "abazi-thote-se-thaci-eshte-ne-siklet-pasi-vv-ia-zbuloi-planin-per-ndarjen-e-kosoves"

Abazi thotë se Thaçi është në siklet pasi VV ia zbuloi planin për ndarjen e Kosovës

Gazeta Express

04/06/2020 21:04

Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka vazhduar me akuza ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Abazi ka thënë se Thaçi është në siklet të madh, pasi që për rreth 4 muaj qeverisje, Vetëvendosje ia zbuloi planin e tij për ndarje të Kosovës.

Lexo Edhe:

Ish-zëvendëskryeministri Abazi ka thënë se Thaçi së bashku me disa ministra të PDK-së dhe me media ndërkombëtare, në veçanërisht ato franceze kanë punuar për të jetësuar planin për ndarje të Kosovës.

“Ajo çka po bën Thaçi është një siklet i madh. Sigurisht që sikleti i tij është që për 4 muaj qeverisje ne kemi parë dosje, e informacione që e vënë Thaçin në dëmtuesin më të madh të vendit, ku me urdhër të tij kanë punuar shumë ministria së bashku me media perëndimore që kanë tentuar të ndajnë Kosovën”, tha Abazi në TV Dukagjini.