Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha sot vendimin për shkarkimin e kryetares së Gjykatës së Kavajës Entela Shedula.
Sipas analizës së KPK, Shedula ka pasur probleme me justifikimin e pasurisë.
Emri i saj ka dalë në media para dy dhe tre vitesh për dy çështje që janë denoncuar për të. Për tjetërsimin e pronave ne Spille dhe lirimin e një personi të akuzuar për vepra të rënda penale.