Vetëm pas votimin të Qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hoti, LDK-ja ka publikuar marrëveshjen e plotë të koalicionit me Listën Serbe.
Nga kjo marrëveshje, Listës Serbe i janë ndarë tri pozita në kabinetin qeveritar. Kreu i kësaj partie, Goran Rakiq, do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal. Dalibor Jevtiq, është emëruar ministër për Kthim dhe Komunitete.
Në mesin e pikave të marrëveshjes është se të dyja palët nuk mbështesin mocione mosbesimi që janë iniciuar në të kaluarën edhe parti të tjera në parlament.
Në të përmendet edhe dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja ku potencohet nevoja për vazhdimin e tij. /Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...