Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, momentalisht në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, është duke shpalosur prioritetet e qeverisjes së tij, nëse do të zgjidhet sot në krye të ekzekutivit, raporton Gazeta Express.
Në seancë, ndërkaq, nuk po marrin pjesë deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Megjithatë, duket se ata po e ndjekin fjalimin e të propozuarit për kryeministër.
Kjo pasi që gjatë fjalimit të Hotit, kanë reaguar në partinë që udhëhiqet nga Albin Kurti.
Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, ka shkruar shkurtimisht në Facebook “Ec e beso”, derisa Hoti po prezantonte programin qeverisës. /Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...