‘Fëmijët i shkollon Allahu’ Prangoset shqiptari që i drejtoi armën policisë - Gazeta Express
string(73) "femijet-i-shkollon-allahu-prangoset-shqiptari-qe-i-drejtoi-armen-policise"

‘Fëmijët i shkollon Allahu’ Prangoset shqiptari që i drejtoi armën policisë

Gazeta Express

03/06/2020 12:03

Policia e Tiranës ka vënë në pranga në Kamëz shtetasin Roland Kryemadhi, i cili iu vetëdorëzua policisë këtë të martë pas një ngjarje të rrezikshme.

Qytetari i drejtoi armët oficerëve të policisë që shkuan ta merrnin në banesë e drejt gjykatës, pasi ai akuzohej për dhunë në familje dhe pengim të fëmijëve, të cilët nuk shkonin në shkollë, pasi burri thoshte se do të jetë Allahu ai që do t’i japë dije fëmijëve.

Lexo Edhe:

Në momentin që policët kanë shkuar në banesën e tij, Ronald Kryemadhi ka nxjerrë armë. Rolandi është shprehur se policët e kanë dhunuar dhe për këtë shkak ai ka qëlluar me armë (në ajër) në formë hakmarrjeje. Pas të shtënave në vendin e ngjarjes arritën forcat Shqiponja të pajisura me antiplumb dhe me negocimin e një fqinji të tij, Kryemadhi është vetdorëzuar para oficerëve.

Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupaj u shpreh për ngjarjen:

“Kemi shoqëruar në mënyrë të detyrueshme një person për në gjykatë e Tiranës. Ky akuzohet për dhunë në familje dhe nuk lejon që fëmijët të shkojnë në shkollë, pasi është besimtar. Sapo ka ardhur në banesë ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nëse nuk do të largoheshin do të qëllonte. Negociuam me të dhe u bë e mundur negocimi me këtë shtetas nga një punonjës i RENE-as.  Po bëjmë kontrollin e banesës, se përveç kallashnikovit ka pasur edhe një pistoletë.”

Njoftimi i policisë:

Kamzë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.

Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.

Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit, pas gjysmë ore, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.

Personi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, për veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon kontrollin në banesë, për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.