AAK-ja ka publikuar një fotografi para nisjes së seancës ku pritet të votohet për qeverinë në krye me Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express.
Në faqen e grupit parlamentar të AAK-së në Facebook, në fotografinë e publikuar shihen deputetët e kësaj partie si dhe të propozuarit për ministra.
“Sot, para fillimit të seancës”, shkruhet në këtë postim.
Megjithatë, në fotografi nuk shihet deputetja Donika Kadaj që nuk dihet se a do të votojë pro qeverisë Hoti.
Ajo tashmë ka arritur në Kuvend të Kosovës. /Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...