Policia jep detaje për vdekjen e një personi në Deçan - Gazeta Express
string(53) "policia-jep-detaje-per-vdekjen-e-nje-personi-ne-decan"

Policia jep detaje për vdekjen e një personi në Deçan

Gazeta Express

03/06/2020 11:05

Mesditën e së martës në Deçan është gjetur një person pa shenja jete në banesën e tij

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sadri Demukaj” në Deçan, mesditën e së martës.

Lexo Edhe:

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Sadri Demukaj, Deçan, 02.06.2020 – 12:20. Raportohet se në banesën e tij pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, theksohet në raport.

Policia po e heton rastin./Express/