Ylli i Premierligës pendohet që shkeli rregullat: Jam njeri dhe të gjithë gabojmë - Gazeta Express
string(80) "ylli-i-premierliges-pendohet-qe-shkeli-rregullat-jam-njeri-dhe-te-gjithe-gabojme"

Ylli i Premierligës pendohet që shkeli rregullat: Jam njeri dhe të gjithë gabojmë

Gazeta Express

03/06/2020 10:58

Mesfushori i Aston Villës, Jack Graelish, thotë se ai është penduar që i kishte thyer rregullat e karantinës, mirëpo gjithashtu e ka theksuar se ai është njeri dhe se të gjithë bëjnë gabime.

Jack Graelish ishte në qendër të vëmendjes në fund të muajit mars, pasi e kishte përplasur veturën e tij, Range Rover, në disa vetura të parkuara në rrugët e Birmingham, pasi e kishte vizituar shtëpinë e një shoku, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Paraprakisht në mars, qeveria britanike i kishte vendosur disa rregulla strikte për ta parandaluar përhapjes e koronavirusit, duke i udhëzuar të gjithë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, përderisa të gjithë bizneset joesenciale u mbyllën.

Graelish ka kërkuar falje që s’i kishte respektuar ato udhëzime dhe, që nga atëherë, i ka dhuruar 150 mijë funte për spitalin e fëmijëve në Birmingham, megjithatë mund të përballet sërish me akuza nga policia e Midlands, që është duke e hetuar incidentin.

Ylli i Aston Villës e ka komentuar sërish gabimin e tij në një intervistë të dhënë për The Guardian, ku e ka pranuar se ka dështuar në detyrën e tij si shembull për gjeneratën e re.

“Unë e dija menjëherë se duhej të dilja dhe të kërkoja vetë falje, gjë që doja ta bëja. Unë nuk doja të fshihesha prapa një deklarate të lëshuar nga klubi”, ka thënë Graelish.

“Unë jam mjaftueshëm i vjetër dhe i pjekur për ta kuptuar që bëra gabim. Unë e di se jam futbollist, por jam edhe njeri dhe ne të gjithë gabojmë dhe unë menjëherë e kuptova se kisha gabuar”.

“Unë jam gjithashtu shembull për shumë njerëz të tjerë, veçanërisht për fëmijë të rinj të cilët më shohin mua si shembull. Kështu që unë po tentoj të sillem në mënyrë të respektueshme dhe kam tentuar ta mbaj kokën poshtë, të punoj dhe të bëj sa më shumë punë bamirësie”. /Gazeta Express/