Iluzionisti Adrian Kqiku ka mahnitur shikuesit mbrëmë, derisa për më pak se 3 sekonda ka zgjidhur faqet e rubikut duke i bërë në të njëjtën ngjyrë.
Adrian Kqiku është një i ri nga Dobërqani i Gjilanit, i cili merret me artin e iluzionit të cilin e zotëron mjaft mirë.
Truket e tij janë diçka që të bëjnë të dyshosh në mes reales dhe iluzionit.
Kqiku mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin ‘NIN’, ku ka realizuar disa truke duke lënë gojëhapur edhe moderatorin e emisionit e jo vetëm.
Ai ka befasuar derisa më pak për 3 sekonda ka zgjidhur problemin me rubikun, duke i bërë të gjitha faqet e tij në mënyrë të rregullt.
Përveç kësaj ai ka realizuar edhe disa truke të tjera me anë të letrave.
Shikojeni videon nga minuta e 28:40, për të parë trukun me rubik.
NIN: Iluzionisti ben truqe magjike qe te lene gojehapur – Klan Kosova