Ish- kreu i KQZ-së: Palëve politike nuk u intereson të trajtojnë problemet e sistemit zgjedhor - Gazeta Express
string(92) "ish-kreu-i-kqz-se-paleve-politike-nuk-u-intereson-te-trajtojne-problemet-e-sistemit-zgjedhor"

Ish- kreu i KQZ-së: Palëve politike nuk u intereson të trajtojnë problemet e sistemit zgjedhor

Gazeta Express

01/06/2020 18:42

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, në një intervistë për RTV Ora foli në lidhje me reformën zgjedhore.

Ai u shpreh se nuk ka nevojë të kalohet në procese të ndryshimeve ligjore, pasi më shumë do të humbet se sa fitohet,.

Lexo Edhe:

Kume shtoi se palët politike mendoj se do ta shtyjnë pasi mendoj se nuk u intereson që të trajtojnë problemet e sistemit zgjedhor.

Kume: Problemi i qeveris kujdestare për zgjedhjet është më i nxehti për mua. Kjo kërkon shuam vullnet për ta zgjidhur. Nëse do të kalojmë në të tilla procese të ndryshimeve ligjore, më shumë do të humbasin se sa do të fitojmë.

Unë mendoj se është më mirë që të ndërtojmë rregulla të mira për administrimin e votës, të ndërtojmë rregulla të mira për sjelljen e aktorëve në proces.

Sigurisht mundet që të trajtohet diçka në nivelin e asaj që është më sensitive, që është ministria e Brendshme dhe që mund të zgjidhet diçka ad hoc, sigurisht edhe kjo e përkohshme.

Palët politike mendoj se do ta shtyjnë pasi mendoj se nuk u intereson që të trajtojnë problemet e sistemit zgjedhor, mundësitë e shqiptarit për të zgjedhor atë që do. Duke mos e dashur diçka të tillë, pengojnë procesin e zhvillimit të vendit tonë.