Irani reagon ndaj vrasjes së Floyd-it në ShBA: Po i çoni dëm qytetarët tuaj - Gazeta Express
string(74) "irani-reagon-ndaj-vrasjes-se-floyd-it-ne-shba-po-i-coni-dem-qytetaret-tuaj"

Irani reagon ndaj vrasjes së Floyd-it në ShBA: Po i çoni dëm qytetarët tuaj

Gazeta Express

31/05/2020 9:18

Irani i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd në duart e policisë. Ky rast ka nxitur protesta të dhunshme në disa pjesë të ShBA-së.

“Disa mendojnë se jetët e personave me ngjyrë nuk kanë rëndësi. Për ata që mendojnë kështu: është shumë vonë për tërë botën për të bërë luftë kundër racizmit. Koha për një botë kundër racizmit”, shkroi në Twitter ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif.

Lexo Edhe:

“Shtetet e Bashkuara po i çojnë dëm qytetarët e vet”, thuhet në postimin e kryediplomatit iranin, ku në fakt ishte një deklaratë e sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, por me fjalë të ndryshuara dhe të zëvendësuara.

Ministria e Jashtme e Iranit më herët e kanë dënuar vrasjen në Minneapolis, që ka nxitur protesta në disa qytete. Disa prej tubimeve kanë qenë të dhunshme dhe ka pasur përleshje mes policisë e protestuesve.

Në deklaratën e kësaj ministrie thuhet se i dënon ato që i cilësoi si vrasje tragjike të njerëzve me ngjyrë dhe diskriminin vdekjeprurës racor në Shtetet e Bashkuara. “Zëri i protestuesve duhet të dëgjohet”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndryshe, marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë shumë të tensionuara për shkak të vrasjes së komandantit iranian, Qasem Soleimani dhe tërhejqes së ShBA-së nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe fuqive të mëdha.