NBA synon ta rinisë sezonin më 31 korrik - Gazeta Express
string(40) "nba-synon-ta-rinise-sezonin-me-31-korrik"

Gazeta Express

30/05/2020 23:52

NBA synon ta rinisë sezonin më 31 korrik

Gazeta Express

30/05/2020 23:52

Komisionari i NBA, Adam Silver, e ka informuar bordin e drejtuesve të ligës amerikane të basketbollit se synimi është që sezoni 2019/20 të rinisë më 31 korrik, sipas mediumit të madh sportiv The Athletic.

Zëdhënësi i NBA, Mike Bass, bëri të ditur këtë javë se liga dhe Shoqata e Basketbollistëve Profesionistë janë duke mbajtur negociata me kompaninë Walt Disney për ta gjetur një zgjidhje për rinisjen e sezonit në fund të korrikut, pasi liga u ndërpre më 11 mars, shkaku i koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Të gjitha ndeshjet, stërvitjet do të zhvillohen në një njëjtin kampus të organizuar nga NBA, ku do të qëndronin edhe të gjitha lojtarët dhe stafi së bashku”, ka thënë Bass.

“Prioriteti ynë vazhdon të jetë shëndeti dhe siguria e të gjithë të përfshirëve dhe ne jemi duke punuar me ekspertë të shëndetit publik dhe zyrtarë nga qeveria për t’i gjetur disa udhëzime të kuptueshme për t’u siguruar që ta gjejmë një protokoll sa më të përshtatshëm mjekësor”.

Pas këtij lajmi, tani raportohet se data e rinisjes së ligës është caktuar për 31 korrik, megjithatë ende nuk është vendosur se çfarë duhet të bëhet me pjesën e mbetur të sezonit të rregullt dhe si të caktohen klubet për play-offs.

Komisionari i NBA, Adam Silver, tha më 12 maj se ai dëshironte të merrte vendimin për fatin e këtij sezoni të ligës brenda dy deri katër javëve të ardhshme.

Sipas ESPN, Silver dhe pronarët e klubeve të NBA arritën marrëveshje që të gjitha ekipet të vendosen në të njëjtin kampus, ku do të zhvilloheshin edhe të gjitha stërvitjet dhe ndeshjet, në mënyrë që lojtarët të ndihen sa më të sigurt. /Gazeta Express/