Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti në një kantier ndërtimi në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Kalaja’, në afërsi të ujit të ftohtë. I riu ka vdekur në rrethana të paqarta, por nga informacionet paraprake, mësohet se është goditur nga skrepi, i cili ishte në kantier për gërmim.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rrethanat, teksa trupi i 25 vjeçarit ndodhet ende në kantier./Express
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.