Drejtori policisë nxorri videon e saj me armë, reagon nëna e 15-vjeçarit: Jam aktore, ishte lodër - Gazeta Express
string(94) "drejtori-policise-nxorri-videon-e-saj-me-arme-reagon-nena-e-15-vjecarit-jam-aktore-ishte-loder"

Drejtori policisë nxorri videon e saj me armë, reagon nëna e 15-vjeçarit: Jam aktore, ishte lodër

Gazeta Express

29/05/2020 15:40


Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kur u pyet në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, për rastin e djalit 15-vjeçar që u rrah nga policët, ai nxorri një video nga Facebook-u i nënës së të miturit e cila shfaqet me pistoletë në dorë.

“Në lidhje me rastin e djalit 15-vjeç është e vërtetë se nëse dua të marr në mbrojtje policët, ata kanë një moment të kapërcimin e kompetencës. Ai është pezulluar. Por a është në të vërtetë djali që i është bindur të gjithë thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja. Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen. Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim”, tha Veliu.

Lexo Edhe:

Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit Sarandi Çobo, videoja e transmetuar nga Drejtori i Policisë është shkëputur nga një pjesë filmi. “Jeni në xhirimet e një filmi dhe është ármë lodër. Jam protagoniste tek ai film dhe kam bërë një publik të tërë të qajë. Jam ajo që më vrásin djalin tek filmi i Drilon Hoxhës”, tha Çobo për JOQ.