Jetlir Zyberaj, këshilltari i kreut të AKR-së Behgjet Pacolli, thotë se kjo parti nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, që pritet ta formojë Avdullah Hoti.
Zyberaj në Facebook ka shkruar se AKR-ja me dy deputetë në Kuvend do të jetë opozitë.
“AKR-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Do të jetë opozitë”, thuhet në posimin e tij.
Qeveria pritet të formohet nga LDK-ja, e cila tashmë ka arritur marrëveshje për koalicion me AAK-në, Nismën dhe minoritetet. /Express/