Shfaqet biznesmeni Gjonbalaj, s’i përmend 50 milionët e premtuar, kërkon zgjedhje në Kosovë - Gazeta Express
string(89) "shfaqet-biznesmeni-gjonbalaj-si-permend-50-milionet-e-premtuara-kerkon-zgjedhje-ne-kosove"

Gazeta Express

29/05/2020 7:22

Shfaqet biznesmeni Gjonbalaj, s’i përmend 50 milionët e premtuar, kërkon zgjedhje në Kosovë

Gazeta Express

29/05/2020 7:22

Gazmend Gjonbalaj, biznesmeni shqiptar që jeton në Amerikë, simpatizant i Vetëvendosjes, po kërkon zgjedhje të reja në Kosovë, pavarësisht vendimit të Kushtetueses.

Gjonbalaj për opinionin ishte bërë i njohur kur kishte premtuar 50 milionë euro invesimte në Kosovë në rast se Kurti vjen në pushtet, para këto që s’u investuan asnjëherë nga ai, e madje as që u përmenden, shkruan Lajmi.net.

Ai tani po kërkon zgjedhje në Kosovë, duke aluduar se ato e forcojnë demokracinë dhe se mbajnë besimin në drejtësi.

“Zgjedhjet e reja forcojnë demokracinë, mbajnë besimin në drejtësi, ruajnë paqen dhe populli i jep legjitimitet qeverisë së re”, ka shkruar Gjonbalaj në Facebook.